logo

Art EDUKIM MBI ARTIN JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE August 22, 2022

JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE – Frymëzimi i Jeff Koons & Cili është mesazhi pas “Qenit Tullumbace”?

Writen by Suela Luarasi

comments 0

Nga REVISTA ARTPSER
Frymëzimi i Jeff Koons

Në thelb të frymëzimit dhe karrierës së Jeff Koons është ideja e reflektimit. Ai shpjegon se, ai ka qenë gjithmonë i magjepsur me dritën dhe se si ajo reflektohet në sipërfaqe. Ai deklaron gjithashtu se ai ka punuar gjithmonë me sipërfaqe të fryra dhe reflektuese. Sipas artistit, burimi i tij më i madh i frymëzimit janë Salvador Dalí dhe Andy Warhol. Shpesh thuhet se, vepra e Jeff Koons është afër Artit Pop, një lëvizje arti që përdorte objekte të jetës së përditshme duke i kthyer ato në art provokues. Koons është familjarizuar me veprën e Salvador Dali që herët dhe filloi të pikturonte duke ndjekur metodën e tij. Sot, ai shpesh krahasohet me bashkëkohësin e tij, Damien Hirst.

Qeni tullumbace
Cili është mesazhi pas “Qenit Tullumbace”?

Megjithëse, Jeff Koons e ka konfirmuar disa herë se veprat e tij nuk fshehin mesazhe të tjera në të, shumë kritikë arti janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë mund ta bëjë këtë qen të fryrë më të thellë sesa duket. Me peshën e tij prej një ton, shpesh thuhet se, me skulpturën e tij, Jeff Koons luan me nocionet e objektit të rëndë me një dukje të lehtë. Një objekt zakonisht kalimtar që këtu kthehet në diçka të pashkatërrueshme. Vepra e Koons është një lodër e flakshme, duke qenë në të njëjtën kohë substanciale dhe imponuese.

Jeff Koons ende ofron një shpejgim; tematika që bashkon skulpturat e tij të fryra është kultura pop. Këto objekte janë të njohura për ne, por ato kthehen në diçka shqetësuese kur ato vendosen në një ekspozitë apo në një muze. Koons ka deklaruar gjithashtu se, Qeni i tij Tullumbace simbolizon përvojën njerëzore: që ne marrim frymë si këto tullumbace. Me fjalë të tjera, ajri është jetik për ne, si edhe për këto tullumbace. Një gjë është e sigurt, Jeff Koons i pëlqen që vepra e tij është e lehtë dhe fëminore.

Imazhi 1: Jeff Koons në studion e tij, 1997

Imazhi 2: Qen tullumbace i ekspozuar mbi çatinë e Muzeut Metropolitan të Artit, në Nju Jork  

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/jeff-koons-and-his-infamous-balloon-dog/

Tags :

Leave A Comment