Nga Revista ARTSPER
Ambientalistët po ushtrojnë më shumë presion për ndryshimin e tregut të artit kripto. Një shembull i kohëve të fundit lidhur me këtë është rasti i ArtStation, një markatë online për artistët dixhital. ArtStation anulloi planet e tij për lançimin e një platforme NFT-je brenda disa orësh pasi mori disa reagime të ashpra. Njerëzit të cilët dëshirojnë të shkëpusin veten nga arti kripto, dhe që ndajnë besimin e pavdekshmërisë së saj mjedisore, po rriten në numër.
Për më tepër, Mike Winkelmann, i konsideruar nga shumë si babai i NFT-ve, dhe i njohur me pseudonimin Beeple, ka dalë përpara me një propozim personal. Ai është betuar se veprat e tij të ardhshme të arit do të jenë “neutrale” apo “negative” nga pikëpamja e karbonit. Ai planifikon për kompensimin e emisioneve të NFT-ve të tij duke investuar në energji të rinovueshme dhe projekte konservimi.
Ka disa njerëz të cilët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në tregun e NFT-ve. Përfundimisht, artistët janë ata të cilët po bëjnë më shumë presion për ndryshimin. Nëse tregu i NFT-ve nuk do të fillojë të përmbushë këto kërkesa, artistët mund të fillojnë me prerjen e NFT-ve të tyre nga tregu, duke përdorur kripromonedha më të pastra. Tashmë ekziston një përpjekje e drejtuar nga një artist, i cili po ngre fonde për të shpërblyer njerëzit që mund të gjejnë mënyra të reja për ta bërë artin kripto më të qëndrueshëm. Tani për tani loja e pritjes vijon.
Përkufizim: Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art, muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program kompjuterik si shumë kripto.
Leave A Comment