Nga Revista ARTSPER
Problemi ekologjik i NFT-ve është tek konsumimi dhe jo tek prodhimi i tyre. Aktualisht, NFT-të operojnë nëpërmjet një sistemi sigurie kriptomonedhash si ‘Ethereum’ dhe ‘Bitcoin’ për të mbrojtur transaksionin. Sistemi funksionon nëpërmjet një serie fjalëkalimesh komplekse, si një gjueti thesari, duke e berë gjithnjë edhe më të vështirë hakerimin e rekordeve të tyre financiarë. Këto fjalëkalime të vështira krijohen nga makineri energji-gëlltitëse.
Ky proces është pabesueshmërisht jo efiçient me qëllim. Ideja është që duke përdorur shuma kopjuese energjie elektrike, të quajtuara ironikisht si njësi “gazi”, ti duhet të paguash shumë në mënyrë që të marrësh pjesë. Kjo shërben si një barrierë duke lejuar që vetëm aktorët seriozë të hyjnë në treg. Për pasojë, ‘Ethereum’ përdor po aq shumë energji elektrike sa i gjithë shteti i Libias!
Në gjendjen aktuale të tregut dixhital, NFT-të blehen dhe shiten gjerësisht në markata të tilla si “Nifty Gateway” dhe “SuperRare”. Këto markata përdorin ekskluzivisht kriptomonedhën ‘Ethereum’. Këtu mund të filloni të shihni problemin me afilimin e NFT-ve me’ Ethereum’. Dhe problemi nuk ndalon këtu!
“Shumë transaksione NFT dërgojnë një sinjal të fuqishëm ekonomik tek minatorët të cilët mund të çojnë në rritjen e emisioneve,” thotë Susanne Köhler, kërkuese e teknologjive të qëndrueshme blockchain në Universitetin Aalbord të Danimarkës. Nëse NFT-të çojnë në një rritje të konsiderueshme të vlerës së ‘Ethereum’, minatorët mund të përpiqen të arkëtojnë duke rritur numrin e makinerive që ata përdorin. (Siç mund ta dini, një person i cili vepron me monedha kripto quhet një minator). Pergjithësisht, më shumë makineri do të thotë më shumë ndotje. Edhe nëse makineritë e reja janë më të mira për zgjidhjen e fjalëkalimeve, që do të thotë se përdorin më pak energji, këto fjalëkalime janë dizenjuar që të bëhen progresivisht edhe më të vështira. Çdo progres do të zhvlerësohet nga një sistem, i cili është dizenjuar për t’i mbajtur gjërat jo efiçiente.
Përkufizim: Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art, muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program kompjuterik si shumë kripto.
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-dark-side-of-the-digital-art-market-the-ecological-consequences-of-nfts/
Leave A Comment